Pas rrëfimit të Elijonës, reagon daja i saj: “E pavërtetë, ti dhe babai yt…”

Në Prime-in e së premtes në Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona Binakaj ndau një rrëfim të ndjeshëm nga e kaluara e saj, duke folur për periudhën e fëmijërisë në Gjermani dhe ndërhyrjen e autoriteteve që çoi në largimin e saj nga familja.

Elijona shpjegoi se situata lidhej me interpretimin e institucioneve për neglizhencë prindërore dhe dallimet mes ligjeve gjermane dhe atyre në Kosovë, duke theksuar se, pavarësisht gjithçkaje, ajo është rritur me dashuri.

“Mami ishte dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj, dhe ka ndodhur që dy-tre herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore,” tregoi Elijona.

Banorja vazhdoi duke rrëfyer se për disa vite ka jetuar në një familje tjetër, pasi prindërit e saj kishin humbur kujdestarinë, një përvojë që sipas saj e ka lënduar, por edhe e ka formësuar si person.

Pas këtij rrëfimi ka reaguar daja i Elijonës, i cili në një koment publik e ka kundërshtuar versionin e treguar në Prime. Ai pretendon se arsyeja reale e ndërhyrjes së institucioneve ka qenë dhuna e ushtruar nga babai i Elijonës ndaj nënës së saj, çështje që çoi deri në divorc dhe largimin e fëmijëve nga familja. Daja e quajti rrëfimin e Elijonës “të pavërtetë”.

Ky episod ka ndezur debat në mediat sociale dhe komunitetin e fansave të Big Brother VIP Kosova, duke bërë që historia e fëmijërisë së Elijonës të marrë një dimension edhe më emocional dhe polemik.

Screenshot

Related Posts