Policia ka vendosur orë policore gjatë natës në Los Angeles në zonat që janë djegur nga zjarret.
Policia ka thënë se ora policore ka hyrë në fuqi menjëherë sepse pas zjarreve po përballet me plaçkitjet e shtëpive që nuk janë djegur, por janë braktisur si pasojë e rrezikut nga zjarret.
Policia në Los Angeles ka paralajmëruar se do të arrestohen të gjithë ata që kapen në prona të huaja.
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit që ka djegur më shumë se 10 mijë shtëpi.
Presidenti Joe Biden situatën në Los Angeles e ka cilësuar si skenë lufte dhe ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.