Ky mjet përdoret më shumë se një milion herë deri tani dhe kurrë nuk ju ka rënë në mend se sa mund t’ju lehtësojë pastrimin
Hidrogjeni është i shkëlqyeshëm për dezinfektimin e plagëve, mirëpo i dobishëm edhe për mbajtjen e pastërtisë së shtëpisë. Shkatërron me themel bakteret dhe dezinfekton sipërfaqet e punës.
Peroksidi i hidrogjenit tre përqindësh mund te jetë zgjedhje juaja për dezinfektim, sepse nuk është i dëmshëm për shëndetin dhe mund të blihet në çdo barnatore, transmeton Telegrafi.
Hidrogjeni është i shkëlqyeshëm për pastrimin e sipërfaqeve të punës në kuzhinë, sepse eliminon të gjitha bakteret të cilat mund të shfaqen për shkak të mbetjeve të ushqimit, mirëpo me të mund t’i lani edhe sfungjerët dhe leckat.
Më saktësisht, njomni apo vetëm spërkatni me hidrogjen.
Ai është mjet i shkëlqyeshëm për dezinfektim të hapësirës ku mbani ushqimin, të cilat gjatë përdorimit ndoten për shkak të mbetjeve të ushqimit.