Gazetarë të BBC-së po qëndrojnë në Venezuelë duke dëgjuar rrëfime nga njerëz atje, shumica e të cilëve raportohet se kanë kërkuar të mbeten anonimë për sigurinë e tyre.

Në kryeqytetin Karakas, një sipërmarrës 34-vjeçar përshkroi “patrulla ushtarake në çdo cep dhe grupe civilësh të armatosur, të cilët po mbështesin qeverinë, duke shkaktuar frikë te popullata”.

Njerëzit po veprojnë me “kujdes për shkak të mënyrës se si qeveria sillet ndaj civilëve”.

“Ne kemi frikë nga ajo që do të na bëjnë dhe se do të ketë hakmarrje”, tha sipërmarrësi.

Një burrë në qytet tha se në sipërfaqe “gjithçka po funksionon normalisht”, me dyqane dhe biznese të hapura, por telefonat e civilëve po kontrollohen.

Një tjetër burrë që jeton në Karakas tha se sot ishte tepër i frikësuar, duke mos mundur të flasë në telefon apo përmes mesazheve.

Related Posts