Partia Demokratike ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Nëpërmjet drejtuesit politik të Tiranës, Belind Këlliçi, thotë se arrestimi i Veliajt ka ardhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të sfumuar lajmin se “kryearkitekti” i fushatës së Donald Trump në SHBA do të drejtojë edhe fushatën e PD në zgjedhjet e 11 Majit.

“Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një. Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur! Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt. Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë”, tha Këlliçi.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë,

Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë!

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një.

Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur!

Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.

Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë.

Related Posts