Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votave në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën Zejeria Rexha dhe tjetra në shkollën Fehmi Agani në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet’’, ka thënë Beqa.

Ai u ka bërë thirrje  organeve të e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti.

“Presim që shkelësit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi”, ka shtuar më tutje ai.

Treni bullgar është metode e manipulimit të zgjedhjeve me që rast, votuesve që janë të gatshem ta shesin votën e tyre, apo që detyrohen nga frika të votojnë për ndonjërën parti ose kandidat, u jepen fletëvotime të plotësuara para se të hyjnë në vendvotim.

Pastaj, kur personi hyn në vendvotim e merr fletëvotimin e zbrazët, por e fut në kuti të votimit fletëvotimin e plotësuar qe ia kane dhënë paraprakisht dhe e merr me vete fletëvotimin e paplotësuar që e ka marrë në vendvotim.

Ndryshe, tash kur janë numëruar 93.79% të votave në Gjakovë prin VV me 47.18%, AAK me 19.67%, LDK me 16.67% dhe PDK me 10.24%.

Related Posts