Pas paralajmërimit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radio Kosovës për grevë për shkak të vonesave në transferimin e buxhetit, ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Krejt çfarë duhet për ekzekutim të buxhetit për RTK-në është vendimi i Komisionit Parlamentar për Buxhet. Me atë vendim, Thesari i shtetit brenda ditës e ekzekuton transferin e mjeteve, siç edhe e bën çdo herë,” ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se vonesat aktuale në ekzekutimin e buxhetit nuk janë rezultat i mungesës së mjeteve, por i refuzimit politik të partive për të formuar komisionet parlamentare.

Related Posts