Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK’së.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike.
“Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti të njërit prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë“, ka shkruar Hoxhaj.
Sami Hajdaraj, ndryshe, ka qenë edhe ish-ministër dhe një nga njerëzit më të afërm të Fatmir Limajt në Suharekë.
Lexoni statusin e plotë:
Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ish ushtari i UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes. Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti të njërit prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeverisë si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!