Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar të mërkurën koalicionin me Eman Rrahmanin, i cili në zgjedhjet e kaluara i priu Listës për Familjen.
Në një konferencë për media, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se bëhet fjalë për një marrëveshje që ka synim “ndryshimin e gjendjes në Kosovë”.
Ai e ka cilësuar praninë e anëtarëve të Listës për Familjen në listën e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit si “vlerë të shtuar”.























