Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, ku është vlerësuar pozitivisht fushata zgjedhore dhe është diskutuar për hapat e ardhshëm politikë të partisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin e jashtëzakonshëm të Kryesisë, kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, kandidatëve për deputetë, anëtarëve të partisë, strukturave dhe të gjithë mbështetësve që me punën dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë PDK-së rezultatin më të mirë ndër vite.

“Kryetari Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë konfirmuar se çdo vendim politik i PDK-së do të merret me përgjegjësi nga organet drejtuese të partisë, duke u bazuar në interesin e qytetarëve dhe vizionin për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore”, thuhet në njoftim.

Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kanë shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimet dhe hapat e mëtejshëm politikë të partisë.PDK mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët e saj

Related Posts