Për herë të parë, Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, ka marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota në Kongresin e Internacionales Liberale, i cili është zhvilluar në Santiago të Kilit.
Kongresi zgjodhi strukturat e reja udhëheqëse, ku kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u zgjodh nënkryetar jo-ekzekutiv. Ky është një vlerësim dhe nder i madh për PDK-në misionin e saj për promovimin e vlerave liberale dhe demokratike.
Gjatë kongresit, u ndanë përvoja dhe praktika të mira mes partive anëtare nga e gjithë bota.