Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin, tha shefi i deputetëve të kësaj partie, Arian Tahiri, raporton KosovaPress.

Ai në një prononcim për media tha se nëse s’ka pajtueshmëri për zgjedhjen e të parit të vendit janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

Derisa kanë mbetur edhe gjashtë ditë afat për zgjedhjen e presidentit, ai nuk tregoi nëse do të ketë takime të tjera mes Bedri Hamzës dhe kryeministrit Albin Kurti.

 

Related Posts