Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi mes vetë në garën e balotazh për qytetin e Dragashit.
Kjo është bërë e ditur nga kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani.
Postimi i plotë:
Pas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet:
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lëvizjes Vetëvendosje! (LV),
Koalicionit Vakat dhe
Kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar.
Para arritjes së marrëveshjes është bërë harmonizimi i programeve dhe parimeve qeverisëse, të cilat do të shërbejnë si bazë për një qeverisje të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.
Kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim.



























