Bashkëkryetari i listës Guxo, Faton Peci ka thënë se edhe në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, do të bëhet procedura e njëjtë për votimin e komisionit rreth votës së fshehtë.

Ai është pyetur nga gazetarët rreth raportimeve se emri i Albulena Haxhiut mund të zëvendësohet me atë të Fatmir Limajt sot.

“Ajo çka raportohet në media unë s’e marr hiç as seriozisht as të vërtetë. E para, e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i kryetarit të Kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë” – tha ai.

Këtu, ndërhyri njëri nga gazetarët duke e pyetur se “çka po e pengon prej atyre që po raportohet në media?”.

“Nuk fola kështu për një çështje specifike, por nëse i lexon 100 shrkime, 99 janë të pavërteta…”.

Related Posts