Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, kërkoi nga partitë opozitare që të mos e vonojnë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se kjo e drejtë i takon ekskluzivisht grupit më të madh parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
“Jemi në një momentum të ri. E drejta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar. I bëj thirrje opozitës që të mos e vonojnë këtë pikë pasi kryetari i Kuvendit i takon ekskluzivisht VV-së”, ka thënë Peci.
Ai shtoi se është menduar që opozita tashmë e ka tejkaluar “xhelozinë për humbjen e zgjedhjeve”, por pavarësisht kësaj, topi është në fushën e tyre.
“Sido që të jetë, është në dorën e tyre ta aprovojnë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit. Në të kundërt, nuk ka opsion tjetër”, përfundoi ai.