Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ku të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

Nikçi ka bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë administrimit të votave, ndërsa autoritetet ndodhen në fazën e procedimit të rasteve përkatëse.

Related Posts