Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga kamioni në Pejë.

Rasti u konfirmua  nga zëdhënësi i rajonit të Pejës, Fadil Gashi i cili dha detaje rreth rastit.

“Policia dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

Related Posts