Peja ka regjistruar vitin e parë pa asnjë vrasje që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ka njoftuar të hënën Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturie Vuçetaj, në një konferencë të mbajtur për shtyp rreth sigurisë në këtë rajon gjatë vitit 2025.

“Duke e ditur se rajoni jonë ka qenë më i ndjeshëm sa i përket vrasjeve, ne kemi punuar në këtë drejtim dhe sot, në praninë e juaj, kam nderin që të prezantoj që pas 26 vitesh pas luftës, viti 2025 është evidentuar si vii i vetëm pa vrasje”, ka deklaruar Vuçetaj.

“Kjo ka ardhur si rezultat i mirëkoordinimit dhe thellimit ndërinstitucionalë me Policinë e Kosovës, mekanizmat tjerë institucionalë, pa minimizuar asnjëherë bashkëpunimin e ngushtë dhe besimin e qytetarëve tanë”, ka shtuar mes tjerash ajo.

Gjatë 25 viteve të para pas përfundimit të luftës, rajoni i Pejës ka qenë përballë një bilanci negativ, ku janë regjistruar gjithsej 203 vrasje, që kanë lënë pas 227 viktima.

Related Posts