Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se është inati ai që s’po lejon deputetët e zgjedhur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Në “DPT te Fidani”, Kryeziu thotë se këtë ia thanë vetë deputetët.

“Kjo është efekt si pasojë e zgjedhjeve, fushatës zgjedhore. Fryma e fushatës, degradimi, dekadenca, pastaj arroganca, të gjitha këto, dhe i kanë mbajtur mend njerëzit, dhe kryesore dy çështje nuk i dinë këta. Një e dinë, e një nuk e dinë. Të parën e dinë se, i kam pyetur unë deputetët, një pjesë prej tyre, i kam pyetur ‘pse?’, ‘për inati’ është përgjigja. E dyta, thash ‘deri kur doni të shkoni kështu?’, nuk e dinë”, u shpreh Kryeziu.

Tutje, Kryeziu i quajti deputetët e zgjedhur anarkikë, dhe tha se ata e kanë për detyrë konstituimin e Kuvendit.

 

Related Posts