Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka ardhur një zarf, ku do të mbahet një konferencë për banorët e rinj, për t’i njohur më mirë.
Bëhet fjalë për Luiz Ejllin dhe dy konkurrentët e tjerë: Alesion dhe Markun.
“Me sa i shoh unë banorët, nuk jam një lojtare e fortë si Olta Gixhari ama në këtë lojë për ty ka mundësi që mund të jem Olta Gixhari, a mendon që ti duhet të penalizosh grupin tënd ti dhe Tani për të më mbajtur mua në shtëpi me Mirin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Brikena Selmani.
Fituesi i edicionit të dytë nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë, një koment që shkaktoi të qeshura te të gjithë.
“Në qoftëse e sheh veten si Olta Gixhari atëherë tregon që ke me dal vet jashtë. Unë të thash, e respektoj. Në qoftëse je si Olta, unë të qes jashtë”, ka qenë përgjigja epike e Luizit.























