Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dal me thirrje publike për të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike.
Sipas IKSHPK qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet në vijim:
1⃣ Ruani higjienën personale
• Para hyrjes në pishinë, bëni gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm
• Përdorni rroba banje të pastra dhe mos hyni në ujë me rroba të zakonshme
• Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive , të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja)
• Nëse keni plagë të hapura , mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione
2⃣ Sjellje e përgjegjshme në pishinë
• Respektoni rregullat dhe shenjat sinjalizuese
• Mbani fëmijët nën mbikëqyrje të vazhdueshme
• Shmangni sjelljet e rrezikshme si vrapimi, zhytjet e papritura apo hedhjet pa kontroll
3⃣ Ndalohet ndotja e ujit
• Mos urinoni në ujë – dobëson efektin e klorit dhe përhap infeksione
• Mos fusni ushqim ose pije në zonën e ujit – kjo rrit rrezikun për ndotje dhe tërheq insekte
• Fëmijët e vegjël të përdorin pelena të posaçme për ujë
4⃣ Zgjidhni ambiente të sigurta dhe të mirëmbajtura
• Frekuentoni vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara
• Nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë
Kujdesi për higjienën dhe respektimi i rregullave ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të të tjerëve
The post Përdorimi i pishinave publike – IKSHPK del me thirrje për qytetarët appeared first on Infokus.