Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është shpallur “Lojtari i ndeshjes” në sfidën Atalanta-Roma, që u zhvillua në kuadër të kampionatit italian.

Atalanta fitoi me rezultatin 1-0 dhe mbrojtësi shqiptar ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Performanca e tij e shkëlqyer kontribuoi në mbrojtjen e fitores për ekipin e tij.

Gjimshiti mori një vlerësim të lartë, duke u vlerësuar me notën 8.9 nga faqja e njohur për statistikat e futbollit, “Sofa Score”.

Related Posts