Një person ka ndërruar jetë si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një shtëpie në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se trupi i pajetë është gjetur brenda shtëpisë, ndërsa do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës. Aktualisht janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti”, ka thënë Eleza

Related Posts