Depoja e objektit të ish-Hotelit Union në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mesditën e së enjtes.
Nuk raportohet për të lënduar, dhe ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë.
Lajmin e ka ka konfirmuar për Sinjalin, Malë Gashi, nga Zjarrfikësit e Prishtinës.
“Menjëherë pas pranimit të thirrjes, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se po digjeshin kabllo dhe siguresa të rrymës elektrike në hapësirat e depos.
Zjarri është lokalizuar dhe shuar për një kohë të shkurtër, duke parandaluar përhapjen e tij. Pas shuarjes së zjarrit, është bërë ventilimi i hapësirës për shkak të tymit të krijuar”.
























