Pas përfundimit të numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), janë bërë publike rezultatet përfundimtare për kandidatët për Asamblenë Komunale në Komunën e Lipjanit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, tek LDK-ja pas Imri Ahmetit rënditet Rasim Hasani me 181 vota.Tek PDK-ja pas Shukri Bujës, rënditet Besim Jusufi me 482 vota. Në Vetëvendosje pas Alban Salihut rënditet Fatmir Fetahu me 572 vota.

Theksojmë se në zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti i LDK-së ka fituar garën për kryetar komune pa balotazh, duke siguruar një mandat tjetër qeverisës.

Related Posts