Të shtëna me armë zjarri ka janë dëgjuar para pak çastesh në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

”Ju njoftojmë se sot, më 17.02.2025, rreth orës 15:11, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kemi pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar gjatë përleshjes fizike. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit” është shprehur Veseli.

Për informata të mëtejshme, do t’ju njoftojmë me kohë, ka shtuar më tutje ai.

 

 

Related Posts