Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje  rreth orës 16:00 në qytetin e Pejës ka ndodhur një përleshje mes katër personave, ku dy prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar, raporton Rilindjashqiptare.

Sipas raportit të policisë, në incident janë përfshirë: “Një mashkull dhe një femër kosovare si të dyshuar, të cilët janë përleshur fizikisht mes vete. Gjatë përleshjes kanë ndërhyrë dy persona të tjerë  një mashkull dhe një femër, shtetas kosovarë  me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.”.

Të gjithë personat e përfshirë në rast kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas intervistimit në prani të prokurorit, është marrë vendim që i dyshuari mashkull të dërgohet në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vijim.

Related Posts