Përpjekja e 46-të dështon, kuvendi ende pa kryetar, përplasjet rreth votimit të fshehtë vazhdojnë

PRISHTINË | 13 KOR 2025 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

As në përpjekjen e 46-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve.

Megjithatë, ata arritën ta thonë ndonjë fjalë.

Prej tyre, 43 votuan për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 15 korrik.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Related Posts