Lufta e Çanakalasë, nga 17 Shkurt i vitit 1915 – deri më 9 Janar 1916, ishte njëra prej tragjedive më të mëdha njerëzore, betejë e cila nuk i kurseu popujt e kombet (përfshirë këtu edhe shqiptarët), jo për fajin e tyre por të krerëve të tyre. Për qëllime të tyre, vdiqën afërsisht 250.000 veta, në mesin e tyre 25 mijë shqiptarë, duke mbrojtur secili të vërtetën e vet të drejtën e vet, për Zotin, fenë dhe atdheun e vet (përveç të tanëve, shqiptarëve që nuk dinin për çfarë luftonin e çfarë të mbronin).
Pjesëmarrja mijëra shqiptarëve, pothuajse nga të gjitha viset etnike…! Por çfarë fituan ata???
Shkuan…për çfarë??? Kush i mobilizoi këtë grumbull masiv njerëzish fatkeq!???
Ndërkohë që ushtarët serbë, rusë e bullgarë, ushtronin një dhunë çmendarake, e të pakursyer ndaj kujtdo e kudo ku dëgjohej të flitej shqip.
Në një katrahurë të tillë, kur shqiptarët sulmoheshin nga të gjitha anët…Paskan dalë “luftëtarë vullnetarë “për të mbrojtur perandorin (e vdekur tashmë) otomane!???
Në një kohë, kur shumë pak vite më përpara, në krye me Hasan Prishtinën, Idriz Seferin, Bajram Currin etj. Ishte organizuar kryengritja e armatosur gjithë popullore, kundër perandorisë pushtuese otomane!
Në një kohë, kur vendi kishte nevojë më shumë se kurrë për ta, kur edhe të vdekurit donte t’i ringjallte, për ti dalur në krahë luftëtareve për lirinë e mëmëdheut.
Dhe na dalkan… “vullnetarë 25 mijë veta!???”
Ndërkohë që ende nuk ishin përcaktuar kufijtë e Shqipërisë, nga çarqet ndërkombëtare!
Pra i gjithi ky ishte një skenar i mirë përgatitur, dhe në shërbim të këtij skenari më të zellshmit ishin hoxhallarët.
Sipas gojëdhënave (dëgjuar nga gjyshi dhe jo vetëm), që unë bazohem në to, fakte këto sepse ata vet e kishin përjetuar dhe kundërshtuar, (dhe jo nga kënga që i kushtohet betejës së Çanakalasë e cila këndohet edhe në shqip, e përkthyer nga turqishtja dhe me melodi po ashtu turke), aty ku mbaheshin takimet, ku mobilizoheshin, aty ku propagandohej, aty ku manipulohej, aty ku përfitimi (i hoxhallarëve) ishte i madh,-në xhami.
Ky aktivitet antikombëtarë, po zhvillohej në të gjitha xhamit e katër vilajeteve shqiptare.
Kush përfitoi nga gjithë kjo katrahurë???…
Sigurisht që hoxhallarët dolën me xhepa plot dhe në bazë të kësaj “pasurie” ishin të ndikueshëm në popull, për interesa fetare (antikombëtare) paguanin mjaftueshëm njerëz të varfër duke manipuluar me ta.
Përfituan fqinjët (armiqtë) tanë, sepse në përballje me paraardhësit tanë ishin më të shumtë në numër kurse të tanëve u mungonin 25 mijë luftëtarë, të cilët po dergjeshin në tokat e për interesat turke, për hiç gjë.
Humbën ne si komb.
Ky fakt dhe shumë e shumë fakte tjera, i bënë edhe sot hoxhallarët të inskenojnë-trillojnë gjëra pa vlerë e të paqena, gjithmonë në përpjekje për të mbuluar dëmet që i kanë bërë vendit, popullit e historisë.
Hoxhallarët nuk duan të kemi as edhe një ditë paqe qetësi, sepse po e patëm një gjë të tillë… kanë frikë se mos dikush i zbulon dhe nxjerr në dritë të këqijat e paraardhësve të tyre, të vet atyre, sepse kanë po të njëjtin qëllim.
Përse hoxhallarët donë me patjetër shumë, shumë xhamia dhe ato i quajnë si “shtëpia e zotit”?
I gjithë globi i përket atij, Zotit.
Përse u dashka të “burgoset zoti “në disa objekte ku kundërmon era e këmbëve e e papastërtisë?
Pra këta hoxhallarët dhe jo vetëm, këto objekte, të quajtura xhami, i përdorin për përfitim personal, aty ku fitimi është i madh e pa u djersitur.
Pal Islam Idrizi
2022 Ingolstadt.