Çështja e gjatësisë është temë e cila shpeshherë diskutohet sa i përket preferencave për një partner.
Shumicën e kohës, gjatësia është kriter i cili kërkohet te meshkujt.
Por, tani ka një arsye më tepër se përse do t’ju shtohet dëshira për të qenë më të gjatë; sipas ‘Bodylogic MD’, personat e gjatë bëjnë seks më të kënaqshëm!
Anketimi i fundit ka zbuluar se nga 1,000 pjesëmarrës, ata të cilët kishin qenë më të gjatë se miqtë kishin qenë më kënaqur me jetët seksuale, transmeton telegrafi.
Hulumtimi nuk ka treguar se si gjatësia ndikon që seksi të jetë më i kënaqshëm, por sugjerohet se personat e gjatë kanë më shumë vetëbesim dhe e konsiderojnë veten më joshës, andaj edhe mund të themi se vetëbesimi është karakteristikë seksi.
Vlen të ceket se meshkujt janë më të brengosur dhe pakënaqur me gjatësinë që kanë sesa femrat.
Në fakt, shumica e meshkujve thonë se do t’i shtonin disa centimetra në gjatësinë e tyre të trupit po të ishte e mundur përmes ndërhyrjeve kirurgjike.