Edhe pse mund të jemi çmendurisht të dashuruar me dikë, pasioni nuk do të jetë asnjëherë i mjaftueshëm për të vazhduar marrëdhënien. Bazuar në tiparet e tyre, ka disa çifte që nuk përputhen aspak dhe marrëdhënia mund të kthehet në makth. Ndaj kini kujdes nga këto shenja të zodiakut që formojnë çiftet më toksike nga të gjitha:
1. Luani + Gaforrja
Luani është shenjë zjarri dhe Gaforrja është një shenjë uji. Luani dëshiron aventura dhe vëmendje, Gaforrja intimitet. Luanët mund të jenë shumë të hapur dhe të ndajnë pikëpamjet e tyre pa problem me të tjerët: Kjo mund të jetë e vështirë për Gaforren e ndjeshme. Nëse Luani nuk i kupton dëshirat e Gaforres për dhe Gaforrja nuk e kupton mënyrën e eksplorimit të Luanit, marrëdhënia është e destinuar të shkojë drejt fundit.
2. Bricjapi + Ujori
Bricjapi është një shenjë toke dhe Ujori është një shenjë ajri.Bricjapi dëshiron pasuri materiale dhe e tregon dashurinë në mënyrë fizike dhe praktike. Ujori ka nevojë për dashuri të vërtetë, dëshiron dikë me të cilin mund të jenë plotësisht të “zhveshur” brenda mendjes, trupit dhe shpirtit. Ata nuk do ta vrasin mendjen shumë për seksin apo paratë nëse gjejnë dikë me të cilin shpirti i tyre “merr krahë”. Bricjapi dhe Ujori është një marrëdhënie e ndaluar.
3. Peshorja + Demi
Demi është shenjë Toke dhe Peshorja është shenjë Ajri. Nevoja e Demit për besnikëri mund të duket shumë mbytëse për Peshoren dhe nevoja e Peshores për t’u ndjerë mirë do të fiksojë Demin kokëfortë. Të dyja këto shenja janë shumë kokëfortë dhe nuk bëjnë kompromis, edhe një vendim si vendosja e ngjyrës së perdeve mund të tensionojë situatën mes tyre.