Pesë raste të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë janë raportuar në vend.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, personat e dyshuar janë arrestuar pasi kanë kanosur personat zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës.
Një rast është regjistruar në Ferizaj, një tjetër në Prizren, ndërsa tre raste të tjera janë raportuar në Vushtrri.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Sali Çeku, Ferizaj / 03.11.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur me fjalë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kthesa e Buqes, Prizren / 03.11.2025 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kanosur zyrtarin policor deri sa ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në komunikacion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rr. Nacionale, Vushtrri / 01.11.2025 – 14:40. Më 03.11.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur tre zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
                                
                            











																											










												
												
												
					
					
					
					


