Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident zinxhiror në Sllatinë.

Lajmin  e ka konfirmuar Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës, e cila bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura”.

“Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, thuhet tutje në konfirmim.

Related Posts