Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i është ndaluar hyrja në Kosovë, ka bërë të ditur të mërkurën zyra e tij përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas njoftimit, kjo është hera e gjashtë që i ndalohet hyrja në Kosovë, Petkovqit.
“Drejtori Petkoviq ka theksuar se vizita është paralajmëruar me kohë dhe sipas marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.
Në njoftim thuhet se në agjendë, ai kishte vizitën në dy kisha dhe te një familje e kthyer serbe.
Në fakt, kohëve të fundit nuk janë lejuar vizitat e zyrtarëve në shtetet përkatëse. Para pak ditësh, Serbia nuk lejoi vizitën e disa ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.