Në shtëpinë e Barcelonës “fërkuan duart” pas blofin të Realit, por festa nuk zgjati shumë, pasi ekipi blaugrana u ndal në një barazim 2-2 në transfertë përballë Majorkës. Vedat Muriqi tërboi Xavi-n, sulmuesi i Kosovës ishte protagonist absolut me një gol dhe një asisit.
Në minutën e 8-të, “pirati” përfitoi nga një top në zonë duke mposhtur portierin Ter Shegen. Murqi bëhet lojtari i tretë që i shënon ekipeve si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona, duke nisur nga sezoni i fundit. Fundi i pjesës së parë ishte “zjarr” teksa Barcelona barazoi shifrat me Raphina në minutën e 41-të. Në shtesën e pjesës së parë, Murqi bëri spondën me kokë për Prats që rikthehu edhe një herë Majorkën në avantazh.