Pjesëtarë të FSK-së mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me helikopterë (VIDEO)

TË NGJASHME

Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë, e stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri.

Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar trajnimet në Bazën Ajrore të Farkës në Shqipëri, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës pasi kanë përfunduar pjesën teorike, të asistuar nga instruktorët e Forcave Ajrore të Shqipërisë, po kryejnë fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterë “Cougar”.

“Në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë, roli i Shqipërisë është i pazëvendësueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve është prioritet i yni. Në punë të përbashkëta sukseset gjithnjë janë të garantuara”, thuhet në njoftimin e tyre, të cilit ia kanë bashkangjitur edhe një video shkëputur nga trajnimi në fjalë.

POSTIME TË NGJASHME

Postimi tjetër
SHTO KOMENT