Është plagosur me armë zjarri një 30-vjeçar në Bathore të Tiranës.

Sipas raportimeve të policisë, i plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton Euronews.al.

“Grupi hetimor i policisë po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

“Autoritetet bëjnë thirrje për informacione nga qytetarët që mund të kenë parë ose dijeni rreth ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Related Posts