Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani, ku një minibus me nëntë persona është përmbysur.
Viktimat dhe të lënduarit ishin duke u kthyer nga një aheng familjar.
Të vdekurit janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, të moshës 47 dhe 65 vjeç.
Ndërsa katër të plagosurit shqiptarë po ashtu, së bashku me dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet, janë të moshës ndërmjet 20 dhe 66 vjeç. Për fat të mirë, lëndimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.
Minibusi, i cili kishte nëntë ulëse, për arsye ende të paqarta është përmbysur gjatë rrugës së kthimit. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, i cili ka tronditur rëndë komunitetin shqiptar atje.