Moderatori Meriton Mjekiqi është në kërkim policor. Përveç tij, policia po e kërkon edhe vëllain e tij.
Sipas Reporteri.net Mjekiqi bashkë me vëllanë po dyshohen për “lëndim të rëndë trupor”. Ata dyshohet se kanë sulmuar një 26 vjeçar.
Policia nuk ka arritur që t’i gjejë të dyshuarit në shtëpinë e tyre në Obiliq.
Dyshimet e policisë janë se Mjekiqi dhe vëllai i tij ndodhen në Prishtinë, mirëpo nuk kanë arritur të lokalizohen ende.
The post Polica në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për “lëndim të rëndë trupor” appeared first on Infokus.