Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njesive Specaile Intervenuese, kanë shpëtuar jetën e një gruaje të cilën e kishin hasur të shtrirë përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë. 

“Zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur”, njofton Policia. 

“Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë personi ishte këndellur dhe është mbajtur nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës.

 Kjo dëshmon se zyrtarët policorë edhe përkundër angazhimeve dhe detyrave tjera në terren, gjenden gjithmonë aty për t’u kujdesur dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve, veprime këto të cilat tregojne efektshmërinë vepruese të zyrtarëve policorë, veprime këto të cilat vijnë edhe si rezultat i trajnimeve profesionale dhe të avancuara të realizuara edhe nga partnerët tanë strategjik siq janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon njoftimi. 

The post Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri  appeared first on Gazeta Express.

Related Posts