Policia në Mitrovicë arreston një person të dyshuar për shkak të dyshimit të kryerjes së vepres penale-Cënimi i përcaktimit të lirë të votuesve

Mitrovicë e Jugut, 08 shkurt 2025

Me datën 08.02.2025 në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është paraqitur ankuesi M/A/K, banues në Mitrovicë Jug, i cili ka deklaruar se para një jave e kishte ftuar në takim në një lokal i dyshuari M/R/K, i cili i kishte thënë ankuesit që ai të votonte për subjektin politik ,,Lista Serbe”, në të kundërtën ai do ta largonte nga puna vajzën e ankuesit e cila ishte duke punuar në kompaninë publike të pastrimit të komunës në Mitrovicë Veri, njëkohësisht kandidate për deputete e një subjekti të këtij komuniteti për zgjedhjet parlamentare.

Gjitashtu sipas deklaratës së ankuesit, i dyshuari i kishte bërë presion që të gjithë bashkëkombësit e ankuesit të nacionalitetit ashkali nga Mitrovica Jug, të votonin subjektin politik ,,Lista Serbe” në të kundërtën ai do t’ua ndalonte asistencën sociale dhe do ta largonte nga lista për deputete vajzën e tij përmes lidhjeve që kishte me subjektin politik në fjalë.

Është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij është arrestuar personi i dyshuar dhe është kryer kontroll në vendbanimin e tij me ç’rast janë sekuestruar dëshmi të cilat ndërlidhen me rastin.

Është intervistuar personi i dyshuar G.J, 29 vjeçar, M/R/K dhe pas procedurës së intervistimit me urdhër të prokurorit, të. njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Cënimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së.

Related Posts