Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 01:00 në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi i cili njoftoi se në këtë aksident e përfshirë ka qenë një veturë.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha Bajrami.
Viktimë e këtij aksidenti tragjik është i riu Mentor Zmajlaj, nga Suhareka.























