Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese dhe synojnë të mashtrojnë qytetarët duke i nxitur të kryejnë pagesa ose të japin të dhëna personale dhe bankare.

Policia e Kosovës ka theksuar se nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi.

Në njoftimin e saj, Policia u bën thirrje qytetarëve që:

  • të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

  • të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

  • të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

  • t’i fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe

  • në rast se kanë kryer ndonjë pagesë, ta raportojnë menjëherë rastin në bankën përkatëse dhe të kërkojnë anulimin e pagesës, si dhe ta raportojnë rastin në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, duke ftuar qytetarët për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim me institucionet e sigurisë.

Related Posts