Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim për një person në kërkim i dyshuar për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’.
“Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, personi i dyshuar fotot e të cilit janë publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprave penale ,,Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 dhe ,, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999” thuhet në njoftim.