Mediat gjermane e quajtën atë një nga alarmet false më të çuditshme në vitet e fundit.
Policia gjermane kaloi pesë orë duke hetuar një “vrasje”, por në fund doli të ishte një kukull seksi e djegur!
Ekipet e urgjencës në Bavari nisën një operacion në shkallë të plotë, pas raportimeve për një trup që notonte në një kanal. Mjekësia ligjore, patologët, dronët me skanerë 3D – i gjithë arsenali u vendos në gatishmëri për rastin.
Pas pesë orësh punë intensive, dikush më në fund iu afrua “kufomës”.
Viktima misterioze? Një kukull seksi e djegur keq.
Mediat gjermane e quajtën atë një nga alarmet false më të çuditshme në vitet e fundit.