Policia gjermane ka shpallur në kërkim Berat Nimanit, vëllanë e boksierit të vrarë Besar Nimani.

Ai po kërkohet pasi qëlloi me armë mbi një grup njerëzisht në qytetin Biefefled duke lënë të plagosur katër persona.

“Më 26 shkurt 2025, i akuzuari qëlloi mbi një grup njerëzish në qendër të qytetit Bielefeld dhe plagosi katër persona, disa prej të cilëve ishin në gjendje kritike. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet për përfshirje në të shtënat përpara Gjykatës Rajonale të Bielefeldit në Gjermani të mërkurën.

Të mërkurën, policia ka bastisur banesën ku jeton vëllai i boksierit – pa sukses.

Sipas gazetës “Bild”, Nimani mësohet se është arratisur në një qytet tjetër.

Por, ai planifikon të dorëzohet së shpejti.

Avokati i tij tha për gazetën Bild se ka pasur kontakte me Nimanin dhe se “e gjithë situata është shumë konfuze.”

Megjithatë, klienti i tij do të dorëzohet pasi avokati të ketë një pasqyrë më të qartë të rastit dhe të ketë folur me prokurorin publik.

Related Posts