Katër persona janë arrestuar në përleshjen e ndodhur në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahit.
“Nga informacionet e para raportohet se si pasojë e një aksident i ndodhur rreth ores 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshi në rrahje ndërmjet veti, Policia kanë reaguar me urgjencë ndërkohë që katër persona jane arrestuar.
Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në komunikatë.