Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka dhunuar një 13 vjeçare.
Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur që nga data 23 shtator.
“Gjakovë, 23.09.2021 – 19:00. Më 30.09.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur që nga data e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është strehuar në një shtëpi të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë.