Dyshohet se nisi herët në mëngjes, policia jep detaje për zjarrin që përfshiu disa lokale te tregu i gjelbër
Një numër i madh i zjarrfikësve ndodhet te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.
Derisa sipas saj deri në këto momente nuk raportohet për njerëz të lënduar.
“Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë Ahmeti.
The post Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu disa lokale te tregu i gjelbër appeared first on Sinjali.