Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti karshi veprave penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë me mallra’

Prishtinë, më 4 mars 2025

Policia kufitare gjatë realizimit të detyrave që lidhen me punën e tyre në brezin kufitar mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës, në rajonin e fshatit Nishevc të Prishtinës, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, gjegjësisht të druve.

Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i ndalojë dy të dyshuar që dyshohet që kanë bërë bartje të lëndës drunore nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është iniciuar rasti nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandë me mallra’. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Dogane e Kosovës dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet.

Related Posts